Historiku i shkollës
SHMU-1 në Vushtrri është themeluar në vitin 2008 , me vendimin e MASHT-it, pikërisht më 24.IX.2008; Nr. 278/01-B.
Kjo shkollë ka filluar së funksionuari më 1.9.2008.
Në objektin e kësaj shkolle janë 16 dhoma mësimi, 4 dhoma të tjera përcjellëse , njëra është e dedikuar për kabinet të lëndës së kimisë dhe të fizikës ,
një tjetër e kemi përgatitur si cabinet teknologjie , në të cilën ndodhen 10 kompjuterë; këtë dhomë e shfrytëzojmë edhe si sale leximi për nxënës , meqë ngjitur për të ndodhet bibliotekaa.
Dhomën e tretë përcjellëse e shfrytëzojmë për punë praktike në lëndën e te-
knologjisë nga disa mjete që na I ka dhuruar USAID-i.
Dhomën e katërt përcjellëse , që nga tetori i vitit 2011 , e kemi shndërruar në kuzhinë shkollore.
Objekti ka ngrohtoren; ka një lokal kujdestarie si dhe një si kabinet për Kulture Fizike.
Objekti ka 10 nyje sanitare për femra si dhe 10 për meshkuj , gjthashtu 2 për mësimdhënëse dhe 2 për mësimdhënës.
Në vitin shkollor 2014/2015 shkolla ka 893 nxënës të shpërndarë në 29 para-
lele me të cilët punojnë 43 mësimdhënës ; shkolla ka dreejtorin , zëvendësdrej-
torin , administratoren, bibliotekarin si dhe 7 punëtorë teknikë.
Në oborr të shkollës ndodhet një objekt 23X8 në të cilin është I vendosur thëngjilli.
Shkolla ka ujësjellësin si dhe një pus mjaft funksional.
Sipërfaqja e oborrit të shkollës është 99 ari.